
Pas një periudhe prej 4 muajsh mbyllet konkursi ndërkombëtar i shpallur nga Komuna e Ulqinit me një investim nga shtëpia e futbollit UEFA, për ndërtimin e stadiumit/kompleksit sportiv të qytetit të Ulqinit i cili i përket kategorisë së 2-të me kapacitet prej 3000 shikuesve i cili do të shfrytëzohet edhe për pregaditjet verore të klubeve të ndryshme nga rajoni.
Konkursi ishte shpallur në të gjitha mediat me prestigjioze në botë për arkitekturë, ku ftonte arkitektet nga e gjithë bota të konkuronin me projektet e tyre.

https://www.archdaily.com/995277/call-for-proposals-conceptual-design-for-a-new-city-stadium
Qëllimi i këtij konkursi është të fitohet dizajni konceptual më i mirë për Kompleksin e Sporteve që do të ketë Stadionin me të ri ne Ulqin, gjegjësisht në fillimin e Pllazhes së Madhe.
Propozimi fitues duhet t’i përmbahet parametrave dhe rekomandimeve të specifikuara në detyrën projektuese si dhe duhet të propozojë një zgjidhje funksionale që do të shërbejë si bazë për përgatitjen e dokumenteve teknike në fazat tjera të projektit.

Konkurs ku morën pjesë studio nga e gjithë bota, duke përfshirë disa kompani nga Kosova ku gjithësej në numër ishin 61 pjesëmarrës.
Studio Maden Group nga Kosova arriti të merr vendin e dytë, me propozimin e tyre The flying Line, koncept i bazuar në historinë e re të qytetit të Ulqinit “Paragliding: Arritja e jashtëzakonshme e Maden Group nxjerr në pah kreativitetin dhe guximin e tyre të jashtëzakonshme të dizajnit dhe përkushtimin për të shtyrë kufijtë bazuar në kategorinë e dytë sipas rregullores së UEFA.
Projekti fitues u shpall Propozimi nga ekipi i arkitekteve nga Beogradi, Bojan Jovančević, Msc. Arch. (representative of author team), Beograd, Republic of Serbia Aleksandar Ćosić, Msc. Arch. Sara Petković, Msc. Arch. Jelena Džinović, Msc. Arch.
Poashtu LSN studio nga Kosova mori mirenjohje “Acquisition 2” per propozimin e tyre.
Keto rezultate tregojne per sukseset e studiove kosovare ne arenën ndërkombetare dhe bëhen faktor i rëndësishëm për zhvillimin e arkitekturës në vendin tonë.
Juria vlerësuese ishin:
1. Muho Uruçi, arkitekti kryesor i qytetit të Komunës së Ulqinit, kryetar i jurisë
2. Prof. Ph.D. Ljubisha Folić, arkitekt, anëtar i jurisë
3. Prof. Ph.D. Bujar Demjaha, arkitekt, anëtar i jurisë
4. Iva Petkoviq, arkitekte anëtare e jurisë
5. Mentor Llunji, Inxhinier Ndërtimi, anëtar i jurisë
6. Mehmed Milla, arkitekt, anëtar i jurisë
7. Momir Đurđevac, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Malit të Zi.
Kriteret vlerësuese ishin :
Kriteri hapesinor 30 pikë
Kriteri permbajtesor 30 pikë
Kriterik ekomonik 15 pikë
Kriteri estetik 20 pikë
Kriteri ekologjik 5 pikë
Projektet u shpërblyen me vlera monetare:
Çmimi i parë – 20,000,00 €
Çmimi i dytë – 12,000,00 €
Çmimi III – nuk u nda
“Acquisition” 1. – 4000,00 €
“Acquisition” 2 – 2000,00 €
“Acquisition” 3. – 2000,00 €
Gjatë muajit korrik nga Komuna e Ulqinit pritet të mbahet edhe ceremonia zyrtare e ndarjes se cmimeve ku do te kemi rast ti shofim edhe projektet fituese nga afër.
Shpresojmë që edhe në të ardhmen të kemi me shumë konkurse ndërkombëtare dhe të kemi projekte të suksesshme nga vendi jonë në nivel ndërkombëtar.