Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Subvencionimi për fëmijët në kopshte Krasniqi: Lajm tejet i mirë, jemi krenarë

Gazeta10
01 September 2023 - 18:09

Pas vendimit të Komunës së Prishtinës për subvencionimin me nga 70 euro për secilën familje të Prishtinës që kanë fëmijë nga 9 muaj deri në 6 vjeç për regjistrim në çerdhet private, të hyrat mujore të të cilave janë nën 500 euro, ka reaguar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Këtë vendim Krasniqi e ka quajtur si lajm të mirë dhe me të cilin duhet të jemi krenarë të gjithë.

“Asnjë fëmijë s’duhet të lihet anash! Nga 70 euro subvencionim për secilën familje të Prishtinës që kanë fëmijë nga 9 muaj deri në 6 vjeç për regjistrim në çerdhet private, të hyrat mujore të të cilave janë nën 500 euro”.

“Ky është vendimi i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës, udhëhequr nga Besianë Musmurati. Një lajm tejet i mirë, për të cilin jemi krenarë të gjithë, posaçërisht në këtë periudhë të vështirë të keqmenaxhimit të sektorit të arsimit nga Qeveria.

“Prishtina, me angazhimin tonë, nuk do të mbetet qyteti i vetëm i cili përfiton nga kjo politikë mbështetëse dhe lehtësuese për familjet kosovare. Në të ardhmen, do të bëjmë përpjekje maksimale që kjo formë të aplikohet edhe në të gjitha komunat e tjera të Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
02 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.