Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sulm me shufra druri dhe armë gjatë garës me qentë në Pejë

Gazeta10
04 January 2023 - 11:02

Në fshatin Katundi i Ri në Pejë, pasditen e së martës dy persona, meshkuj, deri sa ishin duke e përcjellë një garë me qenë, raportohet se janë sulmuar fizikisht me shufra të drurit nga disa persona të panjohur.

Policia njofton se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, ku gjatë ikjes njëri prej tyre ka shtënë me armë në drejtim të viktimave.

Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, ku njëri prej tyre është transferuar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.