
Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe një është plagosur në një sulm me thikë në një kopsht fëmijësh në provincën Guangdong të Kinës, ka thënë policia për BBC.
Tre fëmijë u vranë, dhe viktimat e tjera ishin një mësues dhe dy prindër, raportoi AFP, duke cituar një zyrtar lokal të qytetit.
Policia tha se arrestoi një 25-vjeçar dhe po heton shkaqet e sulmit.
Deri më tani nuk është bërë e ditur asgjë për viktimat, por theksohet se sulmi ka qenë i paramenduar. Sulmi ndodhi mëngjesin e sotëm në orën 07:40 me orën lokale.
Sulmi shkaktoi reagime të stuhishme në rrjetet sociale kineze, ku përdoruesit më së shumti lanë komente duke thënë se ishin “të shokuar”.
Krime të tilla janë relativisht të rralla në Kinë, por ka pasur një numër sulmesh me thikë në vitet e fundit, duke përfshirë disa në shkolla.