Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Sulmet e huliganëve serbë ndaj gazetarëve në veri, Salihu rrëfen tmerrin që përjetuan

Gazeta10
19 Qershor 2023 - 17:55

Në emisionin “Info10”, me gazetaren Gresa Bardhecaj, në Kanal10, gazetari Pleurat Salihu ka folur rreth ngjarjes ku mbeti i sulmuar nga serbët në veri të vendit.

“Atë ditë ka ndodhur një tmerr, i cili ka qenë i motivuar për të mos qenë sot fare këtu. Ka qenë mision i tyre që të ndalet raportimi për të mos ditur se çfarë po ndodhë atje”, ka thënë Salihu.

Ai tutje ka thënë se qytetari serb e ka pyetur se a është gjallë gazetari arab që ishte sulmuar në Turqi, pas kësaj i thash se përse po e bënë këtë pyetje.

Salihu tutje tregoi që me miratimin e ish kryetarit të Leposaviqit tre persona kanë filluar t’I largojnë nga çadrat ku ishin vendosur për të mos u lagur nga shiu.

“Na nuk kemi provokuar asgjë, në ato momente ka dalur ministri Elbert Krasniqi dhe kanë filluar të gjuajnë me shok bomba në drejtim tonin që të mos gjirojmë. Pasi ka ik ministri, ish deputeti Simiç i ka thënë protestuesve që t’i sulmojnë mediat dhe menjëherë kanë filluar të gjuajnë në drejtim tonin”, tha Salihu.

Salihu tutje tha se kanë sulmuar me kubëza betoni, e kanë rrëzuar kamermanin e RTK-së, pastaj me kanë sulmuar mua, një huligan serb ka tëntuar të më rrëzojë mua, e ka rrëzuar gazetaren e indeksit.

“Veq zoti dhe Njësia Speciale na ka ndihmuar sepse KFOR-i nuk ka ndihmuar asgjë”, tha Salihu. /Gazeta/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.