
Presidenti amerikan, Donald Trump ka folur sërish lidhur me sulmet ajrore të Iranit ndaj Izraelit.
Ai u shpreh se do të telefonojë kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe do t’i thotë të mos hakmerret ndaj këtij sulmi raketor, raporton Sky News.
“Jemi shumë afër një marrëveshjeje përfundimtare me Iranin. Do të jetë një marrëveshje e mirë. Nuk dua që të dështojë për shkak të asaj që po ndodh tani”, i tha presidenti amerikan.
Ai shtoi se sulmi i Iranit “nuk dëmtoi askënd” dhe se shpreson se nuk do të ketë sulme hakmarrëse.