Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, Izraeli i gatshëm ta ndihmojë Shqipërinë

Gazeta10
13 September 2022 - 13:37

Zëvendësministri i Jashtëm i Izraelit, Idan Roll, ka thënë se Izraeli është i gatshëm ta ndihmojë Shqipërinë pas sulmeve sistematike kibernetike nga Irani, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se ka shprehur vlerësimin e tij për vendimin që Shqipëria t’i ndërpres raportet diplomatike me Iranin.

Tutje, ai ka thënë se do të vazhdojnë ta forcojnë bashkëpunimin mes tyre.

Këto komente ai i ka bërë gjatë një takimi në Berlin me ministren e jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka.

Këtu keni postimin e plotë:

 “Kam folur me ministren e jashtëm shqiptare Xhacka Olta në Shaping. Unë shpreha vlerësimin e Izraelit për vendimin e Shqipërisë për të ndërprerë marrëdhëniet e saj diplomatike me Iranin dhe ofrova të ndajmë njohuritë dhe përvojën tonë në mbrojtjen kibernetike. Ne do të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin ndërmjet nesh”, ka thënë Roll në llogarinë e tij në Tëitter. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.