Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Sulmet ndaj gazetarëve, Haradinaj: Të ndalen menjëherë

Gazeta10
26 December 2022 - 22:25

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dënuar sulmet e njëpasnjëshme në veri ndaj ndaj gazetarëve dhe forcave të rendit, Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it.

Haradinaj ka shkruar se sulmet si i sotshmi ndaj ekipit televiziv, janë të patolerueshme.

Ai ka thënë se sulme të këtilla duhet të ndalen menjëherë.

“Këto sulme, sikur ky i sotëm ndaj gazetarëve të Klan Kosova, janë të patolerueshme dhe duhet që të ndalen menjëherë! Njëherësh, kërkoj nga organet përgjegjëse të jenë më vigjilentë për të garantuar sigurinë fizike të gazetarëve, në menyrë që t’iu mundësohet të punojnë të lirë nga kërcënimet. Sulmuesit të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë!”, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.