Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Sulmi i 12-vjeçares nga qentë endacak, flet personi që e shpëtoi

Gazeta10
21 October 2022 - 8:33

Gjatë ditës së djeshme Gazeta10 raportoi për një rast në Ferizaj ku qenët endacak kanë sulmuar një vajzë 12-vjeçare e cila është shpëtuar nga pronari i një lokali aty.

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, në një intervistë të dhënë pronari i cili ka shpëtuar vajzën ka thënë se kjo gjë është e shpeshtë në këtë lagje dhe ka kërkuar ndihmë nga institucionet, raporton Gazeta10.

“Shpesh ndodhin këto ngjarje, qentë endacak rrijnë andej në livadhe, shpesh i sulmojnë udhëtarët e rastit por, si atë ditë nuk kam parë. Në polici kam lajmëruar por thanë që kjo nuk është kompetencë e tyre, shko në komunë, mëgjithatë atje nuk shkova. Ky nuk është rasti i parë edhe gruan time ma kanë sulmuar në oborr të shtëpisë.”, ka thënë ai./Gazeta10

https://www.youtube.com/watch?v=Cti9d_ia6Cw

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.