Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sulmi izraelit në një kompleks shkollor në Gaza, shkon në 22 numri i të vrarëve

Gazeta10
21 September 2024 - 17:27

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka njoftuar se ka shkuar në 22 numri i të vdekurve nga një sulm izraelit në një kompleks shkollor, i cili ka ndodhur sot.

Zyra për Media e Qeverisë së Gazës ka raportuar se 20 nga të vrarët ishin gra dhe fëmijë, ku sipas kësaj zyre, 13 ishin fëmijë, gjashtë gra dhe një foshnjë tremuajshe, raporton CNN.

Në njoftim thuhet gjithashtu se 30 persona janë plagosur duke përfshirë 9 fëmijë që kishin nevojë për amputime dhe të tjerë me djegie të rënda.

Ndërkaq, ushtria izraelite tha më herët kompleksi po përdorej si qendër komanduese e Hamasit dhe sipas kësaj ushtrie, ishin marrë masa paraprake për të shmangur viktimat civile.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.