Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sulmi me 5 të vrarë në Kherson, Zelensky akuzon Rusinë për terrorizëm

Gazeta10
24 Dhjetor 2022 - 12:21

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka cilësuar bombardimet ndaj Khersonit që shkaktuan 5 viktima dhe plagosën 20 të tjerë: terrorizëm, sipas The Guardian.

“Rusia vazhdon të bombardojë popullsinë civile. Në mëngjes, të shtunën, në prag të Krishtlindjeve, në pjesën qendrore të qytetit, forcat ruse bombarduan objektivat civile.

“Këto nuk janë objekte ushtarake. Kjo nuk është një luftë sipas rregullave të përcaktuara. Është terror, është vrasje për hir të frikës dhe kënaqësisë.

“Bota duhet të shohë dhe të kuptojë se me çfarë të keqe po luftojmë”, tha Zelensky./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.