Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sulmi në Gjermani: I dyshuari ka qëlluar veten në gojë dhe ndodhet në spital

Gazeta10
03 March 2025 - 21:40

Prokurori gjerman, Romeo Schuessler, ka dhënë detaje mbi sulmin që ndodhi gjatë ditës së sotme në Mannheim.

Ai tha se i dyshuari që shkaktoi goditjen me veturë drejt një grupi të njerëzve, ka qëlluar veten në gojë pas sulmit.

Megjithatë, ai i mbijetoi plagës së vetëshkaktuar dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme në spital.

Policia nuk ka bërë të ditur emrin e 40-vjeçarit gjerman i cili u arrestua në vendngjarje.

Poashtu, hetuesit nuk besojnë se incidenti është i lidhur me ekstremizmin dhe thonë se i dyshuari është i sëmurë mendor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.