Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mehaj: Situatat e tilla përballohen vetëm duke qenë të bashkuar

Gazeta10
21 August 2022 - 0:11

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka reaguar pas sulmit në Gramsh në Shqipëri duke thënë se këto situata përballohen duke qenë të bashkuar, raporton Gazeta10.

Mehaj ka thënë se e dënon ashpër këtë sulm që cënon sigurinë e Shqipërisë dhe më gjerë.

Tutje, ai ka thënë se është në kontakt me ministrin z.Nio Peleshi.

Këtu keni statusin e plotë.

“Të nderuar qytetarë,

Sot në orët e mbrëmjes 2 rus dhe 1 ukrainase kanë tëntuar të futen me forcë brenda deposë së armëve në Gramsh. Ata janë ndaluar nga ushtarët Shqiptarë, të cilët kanë pësuar dëmtime pasi që u sulmuan me lëndë kimike. Sulmuesit janë arrestuar dhe gjendja është nën kontrollë, organet e sigurisë tani po merren me rastin.

Në emër të Ministrisë së Mbrojtjes, e dënoj ashpër këtë sulm i cili cënon sigurinë në Shqipëri dhe më gjerë.

Qëndrojmë përkrahë insitucioneve të Shqipërisë, ushtarëve të cilët pësuan gjatë këtij sulmi dhe familjarëve të tyre. Jemi në kontakt me Ministrin z. Niko Peleshi, situatat e tilla përballohen vetëm duke qenë të bashkuar e duke qëndruar pranë njëri-tjetrit”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Para pak orësh, në Shqipëri, tre persona, dy rus dhe një ukrainas, kanë sulmuar ushtarët e Shqipërisë gjatë një përplasjeje në Uzinën Ushtarake në Gramsh. Të lënduarit tashmë janë në gjendje stabile ndërsa të dyshuarit për sulmin dhe spiunazh janë arrestuar. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.