Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sulmi që iu bë Belgin Jasharit, reagon ashpër Albulena Haxhiu

Gazeta10
26 April 2025 - 15:41

Futbollisti i grupmoshave U15 të ShF Fushë Kosovës, Belgin Jashari, më 21 prill të këtij viti është sulmuar fizikisht gjatë ndeshjes që ekipi e tij e pati ndaj ShF Arsenalit.

Pas kësaj, sot ka reaguar ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Haxhiu tha se ky veprim përbën shkelje të rëndë të të drejtave të fëmijës dhe se Kosova është atdhe i të gjithë neve.

“Dënoj ashpër aktin e dhunës ndaj futbollistit të ri Belgin Jashari, i cili u sulmua fizikisht gjatë një ndeshje në Fushë Kosovë. Ky veprim i papranueshëm përbën shkelje të rëndë të të drejtave të fëmijës dhe rrezikon mirëqenien emocionale të të gjithë fëmijëve të pranishëm. Dhuna, sidomos me motive racore, nuk ka vend në asnjë hapësirë që u dedikohet fëmijëve.

Republika e Kosovës, vendi ynë, është atdhe i të gjithë neve, pa asnjë dallim. Shtypja, racizmi dhe çfarëdo dhune tjetër nuk mund të tolerohet prandaj ky rast duhet të trajtohet me seriozitet të lartë duke ndëshkuar autorin dhe me qëllim të parandalimit të rasteve të ngjashme në të ardhmen”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.