Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Sulmohet me armë zjarri deri sa ishte duke vozitur, policia jep detaje

Gazeta10
10 May 2023 - 10:09

Në Llukar një burrë ka raportuar se gjatë kohës ku ai ishte duke vozitur disa persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë ikur, raporton Gazeta10.

Sipas raportit policorë, njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur edhe konfiskuar 5 gëzhoja, rasti vazhdon të hetohet.

“Llukar, Prishtinë 09.05.2023 – 16:03. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i/të dyshuar deri më tani të panjohur nga një veturë me targa vendore kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë ikur. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”,thuhet në raporti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.