Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Sulmohet një imam në Fushë Kosovë

Gazeta10
02 April 2023 - 4:37

Në natën e mbrëmshme është sulmuar imami i xhamisë në Miradi të Epërme, Ali Ismaili, i cili ka thënë se “nga pozita e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës dhe nga pozita e Imamit të Xhamisë në Miradi të Epërme, nuk i kam borgj askujt dhe gjithmonë punën time e kam kryer dhe do t’a kryej me ndershmëri dhe përgjegjësi të plotë, raporton Gazeta10.

“U sulmova fizikisht nga disa persona të panjohur, nga një veturë pikap pa tabela. Siç duket kërcënimet e mëhershme nuk paskan marrë fund dhe përveç kërcënimeve, tani dikush ka vendosur që t’a konkretizojnë edhe me sulme fizike”, ka shkuar Ismaili.

Ai në fund iu ka bërë thirrje organeve të rendit që siç ka thënë  këtë problem t’a hetojnë dhe t’a parandalojnë institucionalisht, sepse sot nuk u realizua, por nesër mund të ndodhë diçka edhe më e keqe. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.