
Në Pejë është arrestuar një person pasi që i njejti pas një mosmarrëveshje bashkë me disa persona të tjerë kanë sulmuar fizikisht një person.
Sipas raportit të policisë thuhet se kanë sulmuar fizikisht si dhe bashkë me disa persona të tjerë i kanë ekspozuar armen, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Pejë 17.04.2023-02:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, në bashkëveprim me disa persona tjerë dhe duke ekspozuar armën e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta10