
Kandidati i pavarur për kryetar të Hanit të Elezit, Rufki Suma në emisionin “Politiko” ka shpalosur programin e tij qeverisës.
Ai ka thënë se një nga projektet kyqe të qeverisjes së tij do të jetë rregullimi i shtratit të lumit Lepenc, raporton Gazeta10.
“Mësimdhënësit duhet të pajisen me llaptop digjital, do të kujdesemi për rregullimin e infrastrukturës aty ku mungon, dhe njëri nga projektet kyqe të qeverisjes sonë është rregullimi i shtratit të lumit Lepenc, rregullimin e krojeve të ndryshme, kanalizimeve etj”, tha ai në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10