Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

SUPERALBI MALL PO VJEN! 100 SHPËRBLIME E AVENTURA MAGJIKE NË DISNEY

Gazeta10
08 March 2023 - 20:14

Në kuadër të shumë aktiviteteve të realizuara përgjatë gjithë kësaj kohe, Albi Mall po sjell një super aventurë.

Bëhuni gati për një përvojë të paharrueshme pasi superheronjtë më të preferuar të të gjithëve po vijnë.

Eksperienca juaj në Albi Mall do të bëhet edhe më emocionuese me ardhjen e disa prej personazheve më të fuqishme dhe më ikonike nga bota e superheronjve.

SuperAlbi Mall ju pret të na bashkoheni teksa mirëpresim këta heronj legjendar me të cilët do të keni mundësinë të bëni foto e të përfshiheni në disa aktivitete me tematikë të superheronjve.

Imagjinoni të takoni persona si Spiderman, Hulk, Captain America apo Thor personalisht! Ky është shansi juaj për t’i parë ata nga afër dhe ndoshta edhe të mësoni disa sekrete të superheronjve.

Jo vetëm që do të mund të takohen superheronjtë, por do të jenë edhe shumë aktivitete të tjera të planifikuara për këtë periudhë si lojëra të ndryshme, facepainting e shumë aktivitete të tjera argëtuese për të gjithë familjen.

Kjo është një ngjarje që askush nuk do të dëshironte ta humbiste, andaj le të shënohet në kalendarët e gjithsecilit për t’u bashkuar në këtë kohë argëtimi me superheronj në Albi Mall.

Më 8 Mars, super aventurë ju pret në SuperAlbi Mall!

Megjithatë festa nuk përfundon këtu. 

Bashkë me pranverën ky muaj po sjellë edhe 100 shpërblime nga Albi Mall, me premi kryesore aventurën që të gjithë e kemi në portfolion e ëndrrave –  në Disney Land për një familje.

Rregullat për tu bërë pjesë e lojë janë këto:

– Në lojë ka të drejtë të marr pjesë çdo person mbi moshën 18 vjeçe.

– Çdo blerje mbi 30 euro me kupon fiskal në cilindo dyqan të Albi Mall ju bën automatikisht pjesëmarrës në lojë. Krejt çka duhet të bëni është që të merrni kuponin fiskal, të shkruani emrin dhe mbiemrin dhe një numër telefoni në të, dhe ta hidhni në kutinë e cila gjendet në katin 1 në qendrën tregtare Albi Mall.

-Loja fillon me datë 9 mars dhe do të zgjas deri me 26 mars.

-Përzgjedhja e fituesëve bëhet me datë 27 mars

-Të gjithë voucher-at që fitohen mund të shfrytëzohen vetëm në dyqanet e Albi Mall

-Premia kryesore, një udhëtim në Disney Land vlen për një familje 4 anëtarëshe (2 të rritur/prindërit dhe 2 fëmijë)

Për më shumë detaje rreth lojës shpërblyese, vizitoni faqen e ALBI MALL në Facebook./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.