
Ka përfunduar ndeshja e kësaj xhiroeje në Serie A ndërmjet Empolit dhe Milanit me fitoren e skuadrës rosonore me rezultat 1 me 3.
Milani ishte më e mirë dhe e gjeti golin e epërsisë me anë të Ante Rebic i cili realizoi për 0:1.
Futbollisti shqiptar i Napolit, Nedim Bajrami realizoi një gol fantastik për të barazuar rezultatin në 1 me 1 pak minuta para fundit të takimit.
Mirëpo rosonerët shënuan sërish në aksionin vijues me anë të Toure.
Ekipi i Piolit nuk u ndal me kaq pasi Rafael Leao realizoi golin e tretë në aksionin e fundit të ndeshjes për të vulosur rezultatin përfundimtar të duelit.