Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Superliga vjen këtë fundjavë me xhiron e 25-të, spikat Derbi i Anamoravës

Gazeta10
10 March 2023 - 10:08

Superliga e Kosovës vjen këtë vikend me xhiron e 25-të, ku pritet të zhvillohen disa ndeshje mjaft interesante.

Kryendeshja e kësaj xhiroje padyshim do të jetë ajo mes rivalëve lokal, Dritës dhe Gjilanit.

Drita në këtë ballafaqim kërkon fitoren për të qenë në ndjekje të liderit të tabelës, Ballkanit, ndërsa Gjilani do të synojë triumfin për të përforcuar edhe më shumë pozitën e tretë në tabelë.

Kjo ndeshje luhet të dielën me fillim nga ora 13:00.

Ndeshja tjetër interesante në këtë fundjavë do të jetë ajo ndërmjet Llapit dhe Ballkanit

që do të luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Që të dyja këto skuadra nuk dinë për fitore në tri ndeshjet e fundit dhe në këtë ballafaqim do të mundohen të rikthehen te fitoret.

Prishtina në këtë xhiro do të jetë nikoqir i skuadrës së Malishevës.

“Bardhekaltërit” janë favorit në letër kundër skuadrës së drejtuar nga Bylbyl Sokoli, e cila ka vetëm një fitore në stinorin pranveror.

Trepça ’89 e pret në “Riza Lushta” skuadrën e Ferizajit e cila po kalon në formë mjaft të mirë në stinorin praveror.

Të dyja këto skaudra morën fitore në xhiron e kaluar dhe do të mundohen që ta vazhdojnë këtë seri pozitive.

Këto xhiro luhet edhe ndeshja ndërmjet Dukagjinit dhe Drenicës.

Kjo përballje zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.