Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Supermarketi në Kroaci e largon produktin serb nga raftet, kjo është arsyeja

Gazeta10
09 October 2023 - 19:18

Konzum, përfaqësia e supermarketit më të madh të në Kroaci ka njoftuar se po tërheq nga raftet e dyqaneve të saj produktet Munchmallow family 210g dhe Munchmallow 105g.

Sipas mediumit kroat ‘Index’, kjo vlen për të gjitha produktet, data e skadencës së të cilave përfundon më 15 shkurt të vitit pasardhës. Prodhuesi është kompania serbe ‘Jaffa doo’.

Nga ky supermarket shpjeguan se arsyeja e tërheqjes ishin vetitë organoleptike të ndryshuara të produktit. ‘Konzum’ u kërkoi klientëve të kontrollonin nëse e kanë blerë produktin e specifikuar, ose ta sjellin atë në dyqanin më të afërt të Konzum, ku do t’u rimbursohen.

“Kërkojmë ndjesë për shqetësimin ndaj klientëve, por është në interesin tonë që të gjitha produktet që nxjerrim në treg të jenë në përputhje me kriteret më të larta të cilësisë dhe shëndetit”, thuhet në njoftim.

Ky produkt gjendet kudo nëpër marketet në Kosovë. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.