Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Suspendimi i Gjuriqit dhe thirrja e Berlinit – sonte në Politiko

Gazeta10
03 November 2022 - 18:50

Sonte në emisionin debatues të Kanal10, Politiko me Kushtrim Sadikun do të diskutohet për suspendimin e Drejtorit Rajonal të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, si dhe për Samitin e Berlinit.

Të ftuar për të diskutuar për këto tema janë: Blerim Canaj, Blerim Gashi, Bardhyl Hasanpapaj, Fidan Rama, Halil Matoshi dhe në lidhje të drejtpërdrejt nga Berlini do të jetë gazetari Xhemajl Rexha, transmeton Gazeta10.

Politiko me Kushtrim Sadikun mund ta ndiqni drejtpërdrejt nga ora 20:20, në kanalet zyrtare të Kanal10, në Facebook dhe Youtube./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.