Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sveçla akuzon Rakiqin se po i armatos bandat kriminale në veri: S’ka kompromis me krimin

Gazeta10
20 December 2022 - 19:22

Kryetari i Listës Serbe dhe njëherit ish-ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq, sipas ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, në bashkëpunim me bandat kriminale e të armatosura po i mirëmban barrikadat në veri.

Ndërkohë që institucione relevante të sigurisë, sipas Sveçlës, janë duke bërë përpjeke maksimale për heqjen e barrikadave pa asnjë eskalim të mundshëm, Rakiq, po armatos bandat kriminale brenda barrikadave.

“Nuk kanë mbështetje nga qytetarët serbë në aktet e tyre kriminale prandaj tentojnë t’i frikësojnë me trillime për vrasje e për lista të paqena”, ka shkruar Sveçla në rrjetin e tij social në Facebook duke shtuar se “nuk do të ketë kompromis me krimin”.

Sveçla më tej ka nënvizuar faktin se kushdo që në cilëndo formë ka cenuar sigurinë e Kosovës do të ballafaqohet me drejtësinë.

“Kriminelët dhe qytetarët nuk janë në të njejtën anë. Asesi nuk mund të kushtëzohet liria e lëvizjes dhe zhvillimi i të gjithë qytetarëve me lirinë e kriminelëve që me aktet e tyre terroriste kanë rrezikuar para se gjithash të gjithë qytetarët pa dallim”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.