
Në një intervistë për Euronews Albania, Sveçla nënvizoi se nëse diçka e tillë ndodh, Kosova ka institucionet e saj që janë të gatshme të mbrojnë sovranitetin dhe t’i dalin zot vendit.
Sveçla shtoi se Kosova ka mbështetjen e vazhdueshme të BE-së dhe SHBA-ve.
“Retorika nacionaliste serbe, në raport edhe me Kosovën, nuk ka ndryshuar nga vitet 80′ dhe 90′, ka një intensifikim të saj kohët e fundit. Një retorikë helmuese, me të cilën Vuçiç mundohet të arsyetojë veprimet e saj dhe të tërheqë vëmendjen e popullatës së Serbisë nga problemet e tyre. Ka mobilizim të ushtrisë, ka edhe mobilizim të xhandarshmërisë dhe policisë, kjo na bën që të jemi më të kujdesshëm dhe vigjilent, por jo të frikësuar. Kosova është e pavarur, ka institucionet e saj që janë të gatshme që ta mbrojnë edhe sovranitetin, edhe integritetin territorial të Kosovës. Jam i bindur që nuk bëhet fjalë për ndonjë inkurzion të ushtrisë apo policisë serbe në Kosovë. Por ne jemi të gatshëm që t’i dalim për zot vendit tonë. Kemi mbështetjen e vazhdueshme të BE-së dhe SHBA-ve”, theksoi ai.