
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ka thënë se Policia e Kosovës në bazë të detyrave të saj do të ofroj siguri e zbatim ligji për tërë territorin e Kosovës, raporton Gazeta10.
Sveçla ka kërkuar largimin e barrikadave sepse nuk do të lejohet që bandat kriminale të organizojnë dhe pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve.
“Zyrtarët e policisë së Kosovës janë të përkushtuar që sipas detyrave të tyre të angazhohen për ofrimin e sigurisë dhe zbatimin e ligjit për tërë territorin e Republikës së Kosovës. Meqenëse barrikadat e vendosura mbrëmë vazhdojnë të mbajnë rrugët e bllokuara, ju bëj thirrje gjithë qytetarëve serbë të mos bëhen pjesë e organizimeve të këtyre grupeve kriminale dhe ju bëj thirrje organizatorëve të largojnë menjëherë barrikadave. Ne nuk mund dhe nuk do të lejojmë që bandat kriminale të organizojnë dhe pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë.”, ka deklaruar Sveçla./Gazeta10