Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Sveçla kapet me Vuçiqin: Policia mund të shkojë në veri pa pëlqimin e KFOR-it

Gazeta10
21 August 2022 - 18:39

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq i cili sipas ministrit ka gënjyer dhe propaganduar teksa ka deklaruar të dielën se Ushtria e Kosovës nuk mund të shkojë në veri të vendit pa pëlqimin e KFOR-it, shkruan Gazeta10.

Sveçla në llogarinë e tij në Twitter e ka quajtur të shtrembëruar qëllimshëm këtë deklaratë të presidentit serb.

Ministri ka përsëritur se Policia e Kosovës është e autorizuar të sigurojë sundimin e ligjit dhe të sigurojë të gjithë qytetarët e Republikës.

“Min. i Millosheviqit. i Propagandës, Vuçiq, në konferencën e sotme ka gënjyer për Policinë e Kosovës. Një zotim nga e kaluara se Ushtria e Kosovës (FSK) nuk mund të shkojë në veri pa pëlqimin e COMKFOR-it është shtrembëruar qëllimisht. PK-ja është e autorizuar të sigurojë sundimin e ligjit dhe sigurinë për të gjithë qytetarët përreth RKS-së”, ka shkruar Sveçla.

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.