
Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla kërkon nga ndërkombëtarët izolimin e Serbisë, derisa presidenti serb të marrë masa ndaj ministres Paunoviq, lidhur me deklaratat e saj tronditëse se po të kishte qenë në vend të Millosheviqit do të kryente spastrim etnik në osovë.
Për A2CNN, Sveçla e konsideroi të butë qëndrimin e deritanishëm të BE-së. Po ashtu ai vuri në dukje se Vuçiq duhet jo vetëm ta shkarkonte Paunoviqin, por ajo të shkonte për ndjekje penale.