Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Sveçla në Bërnjak: Serbia ka ndërprerë fletëlëshimet, po zbatohet reciprociteti 

Gazeta10
01 September 2022 - 0:28

Xhelal Sveçla – Ministri i Punëve të Brendshme, sonte ka vizituar Bërnjakun për të shikuar se a është duke u respektuar marrëveshja për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Serbisë. 

Sveçla ka thënë se zyrtarisht ka filluar zbatimi i reciprocitetit, raporton Gazeta10. 

“Tashmë konfirmoj se këtu në Bërnjak, ka filluar zbatimi i reciprocitetit, pa probleme, është ndërprerë lëshimi i fletë hyrje daljeve mes Kosovës dhe Serbisë. E njëjta ka ndodhë edhe në vendkalimet kufitare”, ka thënë ai. 

Marrëveshja për dokumentet e identifikimit mes Kosovës e Serbisë, u kumtua përmes rrjeteve sociale më 27 gusht të këtij viti. Siç, thuhet, Serbia ka pranuar këtë marrëveshje me kushtin që në vendkalimet kufitare të vendoset një tabelë, ku thuhet se Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës./Gazeta10    

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.