Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Sveçla për sanksionimin e Vulinit: Është njëra lidhje e Beogradit me Moskën

Gazeta10
11 Korrik 2023 - 23:03

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar pas vendimit të ShBA-së për ta futur në sanksione shefin e intelegjencës serbe, Aleksandar Vulin.

Sveçla e ka cilësuar Vulinin lidhje mes Beogradit dhe Moskës.

Ai ka përmendur edhe konferencën e sigurisë të organizuar në Moskë, ku i pranishëm në të ishte edhe drejtori i BIA-s.

“Vulini është vetëm njëra nga lidhjet e Beogradit me Moskën, vetëm njëri nga ndërmjetësit që bëjnë bashkë Vuçiqin e Putinin. Kohët e fundit Vulini kishte marrë pjesë dhe në “konferencën e sigurisë” të organizuar në Moskë. Kjo është thjesht prova dhe dëshmia e radhës se Serbia, për sa kohë udhëhiqet nga një politikë e pa-demillosheviqizuar, shërben si vegël e Rusisë për destabilizim të Ballkanit.”, ka shkruar Sveçla.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.