
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla pa publikuar një video që tregon pasojat dhe dëmet që ka shkaktuar sulmi i djeshëm që ka ndodhur me granatë dore ndaj komunës së Mitrovicës së Veriut, shkruan Gazeta10.
Sikurse u potencua më herët në këtë video shihen veturat e Policisë që kanë mbetur të dëmtuara, e për këtë ai ka thënë se dje me granata të prodhimit serb, kriminelët e Vuçiqit kanë sulmuar institucionet shtetërore të Kosovës, shkruan Gazeta10.
“Kosova është subjekt i sulmeve të vazhdueshme e të njëpasnjëshme nga ana e Serbisë, e cila po e rrit dozën e agresionit ndaj shtetit tonë. Me granata të prodhimit serb, kriminelët e Vuçiqit sulmuan institucionet shtetërore të Kosovës. Mbrëmjen e djeshme ndërtesa e Komunës së Mitrovicës së Veriut ishte shënjestër e një sulmi terrorist, nga i cili u dëmtuan dhe vetura zyrtare që gjendeshin pranë objektit. Tendenca e Serbisë për ngritje të gatishmërisë së saj për sjellje kriminale dhe terroriste ndaj Kosovës, është dëshmi e rradhës e synimeve të saj destruktive.’’, thuhet në shkrimin e tij.
Ai ka bërë thirrje që Serbisë t’i shtohet presioni që të mos bëj sulme terroriste që e destabilizojnë rajonin./Gazeta10