Dështimi i votimit të buxhetit për komunën e Prishtines shkaktoi reagime të shumta.
Për këtë, asambleisti i lëvizjes Vetvendosje, Gëzim Sveqla tha se kanë pasur dy takime.
“Për të qenë transparent për shikuesit tuaj, pas seancës së parë ne i kemi pasur dy takime me shefat e grupeve dhe kryetarin. Po, është e vërtetë që kryetari në takimin e dytë ka shpreh mundësi që nëse kemi projekte të caktuara të VV-së, mund të bëhe pjesë e buxhetit. Unë mendoj që në këtë rast po flasim për një tavolinë suedeze ku secili merr nga një projekt të lagjes ose fshatit të vetit”, bëri të ditur ai.
Sipas tij, mund të mbesin jashtë buxheti shumë projekte të nevojshme për Prishtinën.
“Mund të mbesin jashtë buxheti shumë projekte të nevojshme për përmisimin e jetës se qytetarëve.Ky më tepër i ngjan një pazari e VV nuk është për pazare të tilla, jemi të hapur, hajt po themi çka mendoni për çështjen e qenëve endacak? Janë 500 mijë euro të ndara për të. Nuk mendojmë se zgjidhet ky problem me 500 mijë euro”,tha Sveqla.