Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Syla: Pezulluam aktivitetet deri në interpretim të Kushtetueses, shpresojmë që Ligji t’kthehet mbrapa

Gazeta10
24 July 2023 - 17:56

Gazmend Syla nga OVL e UÇK-së ka dhënë disa detaje nga takimi i sotëm që kategoritë e dala nga lufta mbajtën me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn.

Syla ka thënë se kjo organizatë gjithmonë ka pasur mbështetjen e Haradinajt dhe bashkë me kategoritë e tjera vendosën të pezullojnë aktivitetet deri në interpretimin e Kushtetueses.

“Në fakt organizata e veteranëve të luftës, Kryesia, ka marrë vendim më parë që sa herë që të provohet me u mbajt seancë ne të dalim aty dhe të pengojmë mbajtjen e seancës. Pastaj, z.Konjufca ka paralajmëruar seancën e radhës më datën 26, atëherë kjo na është lidh neve mbajtja e seancës me mbajtjen e protestës sonë në Kuvend, pra me pengesën që do t’ia bëjmë deputetëve për të marrë pjesë në seancë. Gjithsesi vendimi i sotëm, dy shoqatave dhe organizatës së veteranëve të luftës e tejkalon vendimin e më hershëm kështuqë ne pezullojmë aktivitet tona deri tek interpretimi i Gjykatës Kushtetuese.’’, tha ai në INFO10.

Ai ka thënë se presin që Kushtetuesja ta kthej mbrapa këtë ligj dhe në të të përfshihen edhe kategoritë e dala nga lufta, shkruan Gazeta10.

“Presim që ta shpallë këtë ligj, me kthy mbrapa dhe presidentja mos me dekretu dhe ligji me u kthy prapë në Qeveri e Kuvend dhe me u përfshi edhe ne. Pra me ardh një projektligj ku përfshihen edhe kategoritë e dal nga lufta, me pensionin e tyre me barasvlerën e pagës minimale në Kosovë.”, tha ai./Gazeta10

VIDEO

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.