Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Szunyog: Anëtarësimi i Kosovës në KiE nuk varet nga BE-ja

Gazeta10
23 Maj 2024 - 15:33

Ambasadori i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovw, Tomas Szunyog, ka deklaruar se çështja e anëtarësimit në Këshillin e Evropës nuk varet nga BE-ja, por nga shtetet anëtare të KiE-së, të cilat sipas tij, vendosin kushtet që Kosova të bëhet anëtare.

Szunyog nuk ka dashur të komentojë nëse Asociacioni i komunave me shumicë serbe

është kusht për hyrjen e Kosovës në organizatën evropiane.

“Nuk mund të flas për çështjen e Këshillit të Evropës. BE nuk është anëtare e saj. Varet nga shtetet anëtare, të cilat duhet të vendosin çfarë kushtesh të vendosin që të bëhet anëtare”, ka thënë Szunyog gjatë një vizite sot në Suharekë.

Mos përfshirja e Kosovës në agjendën e KiE vjen pas letrës së tre liderëve evropianë dërguar kryeministrit Albin Kurti përmes së cilës kërkohet Asociacioni si kusht për anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe presidenti francez Emmanuel Macron thanë në letër se “ekziston një rrezik real që pa progres vendimtar të Asociacionit, aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk do të merr mbështetjen e mjaftueshme nga shtetet anëtare”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.