
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog sot pas takimit me deputetët e Komisionit për Punë të Jashtme, ka thënë se kanë folur për situatën në veri të Kosovës.
Në një postim të bërë në Twitter, Szunyog ka shkruar se deputetëve u ka shpjeguar se masat e BE-së për Kosovën janë të përkohshme dhe të kthyeshme.
Siç tha ai Kosovës i nevojitet angazhim për de-përshkallëzimin e situatës, ashtu siç kanë kërkuar 27 vendet anëtare të BE-së.
Më 10 korrik, Lajçak dhe kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, kanë konfirmuar se në një takim në Bratisllavë arritën marrëveshje për shtensionimin e situatës në veri.
Had a good exchange with Foreign Affairs Committee on recent developments and situation in the north. I explained that 🇪🇺EU measures are temporary and reversible, but constructive engagement is needed to deliver on de-escalation as requested by the EU27 statement of 3 June. pic.twitter.com/hvVc8KtJ1l
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) July 26, 2023