Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

​Szunyog nga veri: Situatë e ndërlikuar dhe e paqëndrueshme

Gazeta10
02 March 2023 - 19:19

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, vizitoi sot veriun e Kosovës, dhe pati një sërë diskutimesh me përfaqësues të ndryshëm serbë, e po ashtu edhe shqiptarë të Kosovës, zyrtarë që dhanë dorëheqje nga institucionet nëntorin e kaluar dhe ata që mbetën në detyrë.

Kështu thuhet në njoftimin e Zyrës së Komisionit Evropian në Kosovës, ku më tej theksohet se gjendja aktuale nuk është e qëndrueshme dhe se paqja e brishtë duhet të zëvendësohet me siguri dhe stabilitet për të gjitha komunitetet që banojnë atje

“Ndërsa situata në veri është e ndërlikuar, është e qartë për të gjithë se gjendja aktuale nuk është e qëndrueshme dhe se paqja e brishtë duhet të zëvendësohet me siguri dhe stabilitet për të gjitha komunitetet që banojnë atje. Megjithëse shumë çështje ende duhet të zgjidhen përmes Dialogut të ndërmjetësuar nga BE, këto mund të trajtohen vetëm nga institucionet dhe nga brenda institucioneve”, ka thënë Szunyog. 

Nga Rubrika
Lajme
15 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.