Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Szunyog thotë se pret diskutime të frytshme për takimin Von der Leyen-Osmani

Gazeta10
30 October 2023 - 14:23

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, e ka mirëpritur presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ai tregoi se presidentja e KE-së do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Tutje Szunyog tha se pret diskutime të frytshme.

“E mirëprita presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila mbërriti sot në Kosovë, në kuadër të vizitës së saj katërditure në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Malin e Zi, Serbi dhe në Bosnje e Hercegovinë. Ajo do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurtin. Në pritje të diskutimeve të frytshme!”, shkroi Szunyog.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.