Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Tahiri – Haxhiut: S’mund të bëni vetting me një zv. Ministër të akuzuar për haraç e fajde

Gazeta10
06 April 2023 - 15:58

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiut për mënyrën sesi po e drejton Ministrinë e Drejtësisë.

Teksa Tahiri po fliste në Kuvend, për një moment tha se “nuk munden të bëjnë vetting me “një njeri e keni pasur të ditur në Ministrinë e Drejtësisë, edhe ajo ju ka lanë është profeshoresha Anita Shala. Me një bandit zëvendësministër që e keni e që është  i akuzuar për fajde e haraç me këtë po doni me bë vetting”, ka akuzuar Tahiri.

Tahiri nuk e përmendi emrin e zëvendësministrit, por nga raportimet e mëhershme bëhet fjalë për Blerim Shallahu, raporton Express.

Mediat kishin raportuar se vëllai i Sallahut merrej me fajde.

Por më 4 korrik 2021, Sallahu kishte thënë se nuk jeton më vëllain.

“Lidhur me procesin gjyqësor ndaj vëllaut tim, e ndiej për obligim të sqaroj se: Rasti i përfolur është i vitit 2012. As atëherë e as sot unë nuk jetoj e nuk kam jetuar me vëllaun. Në periudhën në fjalë, madje nuk kam qenë fare as në Kosovë, me ç’rast kam qenë për studime jashtë vendit”, kishte shkruar Sallahu në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.