Gazeta10

Tahiri i kundërpërgjigjet Muratit: Po e pranoni publikisht dështimin

Investimet kapitale kanë përplasur sërish Lidhjen Demokratike të Kosovës me partinë në pushtet, Vetëvendosje, shkruan Gazeta10.

Zyrtarë të kësaj partie kanë reaguar sërish ndaj deklaratës së ministrit të Financave, Hekuran Murati sa i përket pakove ekonomike të ndara nga Qeveria.

“Qeveria po e pranon publikisht dështimin me investime kapitale”, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Sipas tij, pa investime kapitale nuk ka as zhvillim ekonomik, dhe se për këtë e gjithë Kosova po e sheh paaftësinë e Qeverisë, në mungesë të projekteve kapitale.

“Nga 53 milionë euro për armatim e pajisje për ushtri, kjo Qeveri i ka shpenzuar vetëm pak mbi 2 milionë, edhe ky është fakt. Nga 5 milionë euro për çerdhe, 0 euro janë shpenzuar, asnjë çerdhe nuk është filluar të ndërtohet këtë vit, e lëre më të përfundohet. 150 projekte kapitale nuk kanë filluar fare në Ministri të infrastrukturës. Mbi 40 projekte nuk kanë filluar fare në Ministri të Arsimit. Mbi 100 projekte nuk kanë filluar fare në Ministri të Kulturës”, ka shkruar mes tjerash Tahiri. /Gazeta10

Postimi i plotë:

NË FOKUS

plagosje
Këta janë dy personat e plagosur sonte në Prishtinë
1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
foto
Dalin pamjet e vjedhjes së makinës së kosovarit në Tale të Lezhës në vitin 2020 (VIDEO)
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë