
Besnik Tahiri – Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se Kryeministri Albin Kurti, është duke shkaktuar ndarje brenda komunave me vizitat që është duke i bërë.
Sipas Tahirit, Kurti është duke shkuar vetëm në ato qytete ku Lëvizja Vetëvendosje është drejtuese, transmeton Gazeta10
“Mos përçaj! Sot, kryeministri paska shkuar në Podujevë, nesër, në Gjilan e gjatë javës në Dardanë e Shtime. Kryeministër, mos i përçaj komunat, takoji grevistët se fragmentizimi është dobësim i institucioneve dhe i shtetit. Sindikalistët po presin takim e dialog social!”, ka shkruar Tahiri në Facebook./Gazeta10