
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri i ka reaguar kryeministrit Kurti në prag të takimit të ditës së nesërme me presidentin Aleksandër Vuçiq, raporton Gazeta10.
Tahiri tha se pa njohje reciproke nuk mbrohen interesat kombëtare.
“Nuk mbrohen interesat kombëtare nëse pranohet një marrëveshje që nuk ka njohje reciproke me Serbinë!”, tha Tahiri.
Nesër në takimin që do të zhvillohet në Bruksel në mes të Kurtit dhe Vuçiqit, do të diskutohet për planin franko-gjerman.
Fillimisht do të ketë takime vetëm Kurti me Borrellin pastaj edhe Vuçiqi me të dhe dita do të përmbyllet me një takim të përbashkët mes dy palëve.
Kurti, lidhur me planin pati deklaruar se është një bazë e mirë për të ecur përpara./Gazeta10