
Shefi i Grupit Parlamentar për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Ligji i Pagave duhet të hyjë në fuqi më së largu me 1 shkurt, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se procedurat në Kuvendin e Kosovës duhet të përfundojnë sa më shpejtë që është e mundur.
“Ligji i Pagave duhet të hyjë në fuqi më së largu me 1 shkurt, që nënkupton procedurat në Kuvendit e Kosovës duhet të përfundojnë sa më shpejtë që është e mundur”, ka thënë Tahiri në një konferencë për media. / Gazeta10.