Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tahiri për veriun: Republikës sonë më shumë se kurrë i duhet koordinimi me ShBA-në

Gazeta10
09 Dhjetor 2022 - 11:29

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri, tha se Republikës sonë më shumë se kurrë i duhet koordinimi me ShBA-në, raporton Gazeta10.

Ai në seancën e Kuvendit ka folur për situatën në pjesën veriore të vendit.

Tahiri tha se ligjvënësit në Kosovë nuk duhet të marrin veprime ad-hock.

“E dënojmë rëndë aktin e plagosjes së policit në pjesën veriore të vendit. Policit i urojmë shërim të shpejtë. Tashmë kemi edhe konfirmimin zyrtarë të pranisë së bandave kriminale që pa dyshimim origjinën e kanë në Serbi e askush tjetër. Po shohim angazhim të Serbisë për ta nxjerrë nga binarët sigurinë në Kosovë. Republikës sonë më shumë se kurrë i duhet koordinimi me ShBA-në”.

“I bëjmë thirrje Qeverisë që të ketë strategji për secilin veprim që e merr në atë pjesë të Republikës së Kosovës e mos të jenë hapa at-hoc”, tha tutje Tahiri./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.