
Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri ka vlerësuar se qëndrimet e shteteve mosnjohëse të pavarësisë së Kosovës lidhen direkt me rezultatin e marrëveshjes finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Tahiri në Prime Time shtoi se nga Greqia e cila se ka njohur deri më tani Kosovën, të mos ketë pengesa sa i përket njohjes, shkruan Gazeta10.
“Disa vende mosnjohëse e kanë njohjen ngusht lidhur me normalizimin respektivisht ndërtimin e një marrëveshje të përbashkët me Serbisë. Dhe unë s’pres pengesë nga Greqia, mund të ndodh që të ketë lëvizje edhe te Spanja, mirëpo most ë spekulojmë. Ajo që dimë është se reagimet e vendeve mosnjohëse lidhen drejtpërdrejt me këtë marrëveshje “, tha Tahiri në Prime Time./Gazeta10