
Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka deklaruar se kontributi me mbi 80% e investimit për vitin 2022, ka humbur.
Ai ka thënë se nga pasqyrat individuale të Trustit Personal që kanë pranuar, vërehet se rreth 6% e kontributit total ka humbur vetëm gjatë vitit që lamë pas.
Në këtë situatë, ai ka përmendur moskalimit të Trustit në Kuvend, derisa ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti për siç ka shkruar ai, për paaftësinë e tij, shkruan Gazeta10.
“Dhe tani kam një pyetje për Kryeministrin Kurti: A keni fije turpi kur vendosët që t’i privonit qytetarët e Kosovës që në këtë kohë krize të paparë t’i tërheqin një pjesë të kursimeve të tyre. Ku mbeti arsyetimi juaj kur thonit se po i mbrojmë investimet e qytetarëve, kur sot u vërtetua se gati i gjithë kontributi i vitit 2022 rezultoi me humbje dhe atë si rezultat i paaftësisë tuaj!?”, ka shkruar Tahiri.
Postimi i plotë: