
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se është shqetësues fakti që Qeveria e Kosovës e ka mbajtur të fshehtë komunikimin me BE-në për masat ndëshkuese që kanë vendosur ndaj Kosovës.
Ai ka thënë se masa të tilla e dëmtojnë shumë të ardhmen euroatlantike të Kosovës.
“Shpreh shqetësimin ton që qeveria tentoi ta mbajë të fshehtë komunikimin që e kishte bërë BE-ja që këto masa kanë hyrë në fuqi. Kemi hyrë në një shkallë shumë të rrezikshme të zhvillimeve me BE-në, kjo është mjaft shqetësuese. Masat e tilla e dëmtojnë të ardhmen tonë euroatlantike, masat e dëmtojnë raportin tonë me secilin shtet evropian veç e veç”, ka thënë Tahiri