Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tahiri tregon se me deputetën Kica-Xhelili, kishin punuar edhe më parë

Gazeta10
20 September 2022 - 23:19

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri ka folur rreth aderimit të deputetës Doarsa Kica-Xhelili nga VV-ja, në këtë subjekt politik.

Tahiri në Prime Time ka treguar se me deputetën Kica-Xhelili janë njohur dhe kanë punuar edhe në të kaluarën duke e ushtruar profesionin e avoktatit.

Ai tha se Kica-Xhelili nuk u pajtua me partinë në pushtet për shkak të arrogancës së tyre.

“ Doarsa është një deputete e shkëlqyeshme. Ajo ka qenë më e dalluara. E kam njohur më parë, ka qenë më e dalluara dhe më profesionistet. E kam njohur nga profesioni, që të dy kemi ushtruar punën e avokatit. Aderimi i Doarses tregon për integritet personal. Po të ishte lëvizja nga opozita në drejtim të pushtetit, do të mund të kritikohej. Ajo nuk u pajtua me politikat e një shumice kaq të madhe dhe arrogante, dhe vendosi t’i bashkohet zërit të opozitës”, tha Tahiri në Prime Time./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.