
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për humbjen e provave të rastit të Astrit Deharit.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se shoqëria ka nevojë të zbardhet e vërteta dhe t’i jepet fund keqpërdorimit të këtij rasti.
“Shoqëria jonë ka nevojë të zbardhet e vërteta dhe t’i jepet fund keqpërdorimit të këtij rasti. Shpresoj që në seancën e ditës së enjte do të votohet themelimi i këtij komisioni!”, ka shkruar Tahiri në Facebook.