
Komentatori politik, Krenar Shala në emisionin “Politiko” ka komentuar takimin në mes të Kurtit dhe Vuçiq.
Sipas tij, nuk do të ketë rezultat, ky është takim vetëm me hargju pare, raporton Gazeta10.
“Nuk do të ketë rezultat, takim vetëm se me i hargju do pare, nuk i konvenon Serbisë me zgjedh probleme, ajo është tentakulë e Rusisë, nuk është qëllimi i Rusisë e Serbisë me u rahatu Evropa ata e kanë qellimin me shkatërru Evropën dhe NATO-n, me raketa nuk munden me shkatërru Evropën por ata e shkatërrojnë në këtë mënyrë”, th ai në Kanal10.
Shala shton se Serbia edhe do i thoshte Kurti cilin Asociacion dëshiron me pranu ata do të gjenin ndonjë arsyetim vetëm të mos stabiliziohet vendi./Gazeta10