Gazeta10

“FSK në veri” mund të diskutohet mes Stoltenberg – Kurti – Vuçiq, raporton Xhemajl Rexha nga Brukseli

Shefi i Informacionit të Kanal0, Xhemaj Rexha, nga Brukseli, ka treguar për temën e mundshme gjatë takimit të Kurtit me shefin e NATO-së.

“Në takimin e kryeministrit Kurti me Stoltenberg mund të ngritet tema e prezencën së FSK-së për të operuar në veriun e Kosovës”, ka thënë ai.

Rexha ka thënë se kjo qeveri po insiston në këtë kërkesë.

“Me sa marrim vesh është se kjo qeveri insiston se në rast nevoje, pjesëtarët e ushtrisë së Kosovës apo FSK-së të kenë prezencë në veri”.

Sa i takon takimit që pritet të ndodh nesër mes Kurtit dhe Vuçiqit, Xhemaj ka thënë se takimi  nuk ka ndodhur më herët meqë s’ka pasur gadishmëri të liderëve në Kosovë dhe Serbi.

“Ka pasur disa herë përpjekje për t’i sjellur të dy liderët këtu në Bruksel për tu takuar kokë më kokë por për shkak të zhvillimeve të ndryshme dhe mosgadishmërisë së dyja palëve kjo nuk ka ndodhur”, ka shtuar më tej Rexha.

Ai ka dhënë edhe informacione lidhur me vendin dhe kohën e takimit.

“Takimi do të nis në orën 10:30 minuta në zyret e z.Borell. Ka pritje të ndryshme sa i takon takimit nesër”, ka thënë më tej Rexha.  / Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë